top of page

Vendimi për tokën në Çërravë shkakton tension dhe përplasje në këshillin bashkiak

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Një përplasje fizike u regjistrua gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6, e cila lidhej me “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”. Ky vendim, i diskutuar për javë të tëra, nxiti debate të ashpra mes këshilltarëve dhe banorëve lokalë.


Pas një seance të gjatë, këshilltarët miratuan vendimin me 20 vota pro, duke shkaktuar reagime të forta dhe tension mes të pranishmëve. Banorët që kundërshtuan vendimin e konsideruan atë të padrejtë dhe shprehën shqetësime për mënyrën se si toka e tyre po jepte me qira, pa marrë parasysh interesin e komunitetit.


Në kulmin e tensionit, një nga këshilltarët, Ëngjëll Shyti, u ngrit nga tavolina dhe u përball fizikisht me Kevi Muccllarin, një nga banorët e Çërravës. Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë, ndërsa disa kolegë të këshilltarëve u përpoqën të qetësonin situatën.


Debatet e ditëve të fundit kanë treguar ndasi të forta mes këshilltarëve për çështjen e tokës dhe mënyrën se si duhet të menaxhohet ajo. Banorët e Çërravës shprehin shqetësime se qiratë do të favorizojnë individë të caktuar, pa përfitim për komunitetin, ndërsa disa këshilltarë mbrojnë vendimin duke theksuar rëndësinë ekonomike dhe ligjshmërinë e tij.

Ngjarja tregon tensionin e lartë që ekziston mes institucioneve vendore dhe komunitetit për çështjet e pronësisë së tokës dhe nxjerr në pah nevojën për dialog më të hapur dhe vendimmarrje transparente.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page