Vidhte lokale e biznese në lagjet “1 Maji”, arrestohet 36-vjeçari
- Korca Boom
- Nov 17, 2025
- 1 min read
Një 36-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera në lagje të ndryshme të qytetit. Sipas policisë, i ndaluari me inicialet E. Xh. akuzohet për tre raste vjedhjesh, me një vlerë totale prej rreth 500 mijë lekësh.
Policia njofton se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Cashline”, të ndërmarrë nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat janë fokusuar në parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës.
Hetimet kanë zbuluar se 36-vjeçari dyshohet të ketë kryer vjedhjet e mëposhtme:
– Më 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur 200 mijë lekë në lokalin e një shtetasi.
– Më 14.11.2025, po në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur 100 mijë lekë në një furrë buke.
– Më 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur 200 mijë lekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa 36-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhja”.
"KORCA BOOM"



















