Vjedhje, dhunë në familje dhe baste online, disa raste të regjistruara në juglindje
- Korca Boom
- Dec 29, 2025
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10 dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në një dyqan.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 45 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 27 vjeç, banues në Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. E., në ambientet e një lokali në fshat.
Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, në lokalin ku ndodhej, u konstatuan faqe për baste sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















