top of page

Vodhi mbi 5 milionë lekë në tre biznese dhe banesa, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

12 hours ago
1 min read

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim prej rreth një muaji për tre raste vjedhjesh në juglindje të vendit, është arrestuar nga Policia e Korçës.


Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. Z., i dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme materialesh në një fabrikë, një magazinë dhe një banesë.


Sipas të dhënave paraprake, vlera e sendeve të vjedhura në këto tre raste kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve të vjetra. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të kryera nga strukturat policore, të cilat arritën të zbardhnin tre vjedhjet.


I arrestuari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme lidhur me rastin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page