VOLEJ FEMRA/ Nesër dita e derbit të juglindjes. Pogradeci-Skënderbeu “luftë” në parket
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Nesër rikthehet kampionati kombëtar në volejboll për ferma, ndërkohë që ndeshja që spitak është ajo që do të luhet në Pogradec mes vendaseve dhe Skënderbeut.
Padyshim që derbi i juglindjes gjithmonë ngjall interes të madh, ndërkohë që liqenoret janë favorite pasi luajnë edhe në fushën e tyre, ndërkohë që pritet një interes të madh në shkallët e pallatit të sportit.
Padyshim që derbi gjithmonë është derbi dhe fitoftë skuadra më e mirë.
NJOFTIMI I KLUBIT POGRADECI:
Liga Superiore
Faza 2, xhiro 2
POGRADECI-SKËNDERBEU
07/02/2026
17:00
”Arefi Berberi”
Këtë të Shtunë presim ekipin e Skënderbeut në “Arefi Berberi” për Javën e dytë të Fazës së dytë të Kampionatit Shqiptar të Volejbollit (F).
Ju mirëpresim të mbështesim vajzat tona në Derbin e Juglindjes!
“KORÇA BOOM”



















