Makina shpërthen në flakë, brenda gjendet një trup i djegur
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tronditëse është regjistruar këtë të premte në mëngjes në Pieria, ku një trup njeriu është gjetur i djegur brenda një automjeti të përfshirë nga flakët. Zjarri është raportuar rreth orës 10:00 në zonën e Sfendamit, duke alarmuar menjëherë autoritetet.
Sipas mediave lokale, në vendngjarje janë dërguar gjashtë zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse. Pas ndërhyrjes dhe shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit kanë zbuluar brenda makinës trupin e një personi, i cili dyshohet të jetë mashkull.
Në automjet është gjetur gjithashtu një bidon me benzinë, fakt që ngre dyshime të forta se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Autoritetet policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt kriminal. Policia Helenike ndodhet në vendngjarje dhe po shqyrton të gjitha pistat e mundshme hetimore.
"KORCA BOOM"



















