Panik në autostradë. 4 makina përfshihen në përplasje, fatmirësisht pa të lënduar
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku katër automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga informacionet e para bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete.
Autoritetet rrugore dhe policia janë nisur menjëherë në vendngjarje për të koordinuar qarkullimin dhe për të bërë përplasjen e automjeteve nga rruga, në mënyrë që të mos krijohen pengesa për trafikun.
Ndërkohë, grupet e emergjencës po verifikojnë gjendjen e automjeteve dhe po mbikëqyrin sigurinë e përdoruesve të rrugës, ndërsa po hetohen edhe shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.

"KORCA BOOM"


















