top of page

Ngjarje e rëndë / Tre familjarë kundër një nëne dhe fëmijës së saj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit, ku një baba, së bashku me dy djemtë e tij, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje dhe vajzës së saj të mitur.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, kanë dhunuar shtetasen L. M., 43 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur. Mësohet se 43-vjeçarja është motra e 39-vjeçarit, çka e bën ngjarjen edhe më të rëndë për shkak të lidhjeve familjare mes palëve.


Pas denoncimit të rastit, policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedimin penal ndaj babait dhe dy djemve të tij për veprën penale të dhunës në familje.


Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

"KORCA BOOM"


bottom of page