top of page

Tentativë vjedhjeje në Postën Shqiptare, autori thyen xhamin dhe...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një tentativë vjedhjeje është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një person i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë degën e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto”.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:00 autori është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare nga arka.


Megjithatë, ai nuk ka arritur të marrë paratë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.


Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë konstatuar dëmtime materiale, konkretisht xhama të thyer. Uniformat blu kanë nisur kontrollet në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Fatmirësisht, nga kjo tentativë vjedhjeje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

"KORCA BOOM"


bottom of page