top of page

Pagat e mjekëve dhe infermierëve po ndryshojnë: Ja sa do të merrni më shumë çdo muaj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qeveria ka vendosur sot ndryshime të rëndësishme në strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat financiare për punonjësit e sistemit shëndetësor, përfshirë institucionet shëndetësore, strukturat e Forcave të Armatosura, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Policinë e Shtetit. Ky vendim ka si qëllim përmirësimin e kompensimeve dhe rritjen e motivimit të punonjësve që ofrojnë shërbime të rëndësishme shëndetësore.


Shtesa për vjetërsi në punë


Punonjësit e sistemit shëndetësor përfitojnë shtesa për vjetërsi sipas viteve të punës:


  • 0.6% për çdo vit për 10 vitet e para (1–10 vite);

  • 0.8% për çdo vit për 10 vitet e dyta (11–20 vite);

  • 1% për çdo vit për 10 vitet e treta (21–30 vite).Këto shtesa llogariten mbi pagën e pozicionit të punës.


Shtesa për shërbime të veçanta dhe urgjencë


  • Mjekët që punojnë në shërbimet e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, njësitë e aksidenteve cerebrale dhe për neonatologët marrin një shtesë prej 18 000 lekë në muaj.

  • Infermierët, teknikët e imazherisë dhe laboratorit, si dhe mjekët dhe infermierët e urgjencës paraspitalore marrin një shtesë prej 12 000 lekë në muaj.


Për punën gjatë shërbimit të urgjencës, shtesat ditore përcaktohen sipas sistemit të punës:

Sistemi

Ditët e zakonshme

Ditët e shtuna

Ditët e diel & festa

24 orë

2 700 lekë

2 900 lekë

3 200 lekë

16 orë

2 400 lekë

2 700 lekë

2 900 lekë

12 orë

2 200 lekë

2 400 lekë

2 700 lekë

Punonjësit teknik laborator që punojnë 24-orësh marrin shtesa nga 2 000 lekë në ditët e zakonshme deri në 3 000 lekë në ditët e festave.

"KORCA BOOM"


bottom of page