Vllaznia blindon kreun, Partizani shpëton në sekondat e fundit në Ballsh”
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”, ku u shënuan gjithsej 4 gola.
Vllaznia 1-0 VoraShkodranët fituan në transfertë ndaj Vorës me golin e vetëm të Sherif Kallakut në minutën e 45+1’. Me këtë fitore, Vllaznia blindon vendin e parë me 45 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e 7-të me 25 pikë.
Bylis 1-2 PartizaniNjë ndeshje dramatike në Ballsh, ku vendasit kaluan të parët në avantazh me debutuesin Fokam në minutën e 29’. Partizani përmbysi rezultatin falë golave të Rrok Tomës (81’) dhe Humanit (90+1’), duke shkuar në kuotën e 30 pikëve në vendin e 5-të. Bylisi mbetet në vendin e 8-të me 20 pikë.
"KORCA BOOM"



















