top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Sot gjysmëfinalja e Kupës, Skënderbeu pret Tiranën në Korçë. “Ujqërit” duan fitoren

  • Feb 10
  • 1 min read

Sot në orën 18:00 në qytetin juglindor të Korçës luhet gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, ku djemtë e Skënderbeut presin Tiranën në një ndeshje që padiskutim për bardhekuqtë është e rëndësishme dhe do të kërkojnë vetëm fitoren.


Nëpërmjet një njoftimi nga ana e klubit bardhekuq, kërkohet mbështetja e tfozërisë, ndërkohë që me mbështetjen e tyre fitorja është më pranë.

 

Njoftimi i klubit shumësportësh “Skënderbeu”


Është koha të jemi të gjithë me djemtë e SKËNDERBEUT

E martë, 10.02.2026

Ora 18:00

Qyteza e Fëmijëve, Korçë

Gjysmëfinalja e parë / Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu vs Tirana

Ejani të mbushim shkallët e Qytezës së Fëmijeve dhe të shtyjmë djemtë drejt fitores!

Me zë, me zemër, me krenari

Skënderbeu mbi të gjithë!

FORCA SKËNDERBE!

“KORÇA BOOM”


bottom of page