VOLEJ MESHKUJ/ Nesër starton faza e dytë e kampionatit. Skënderbeu në një ndeshje të rëndësishme përballë Vllaznisë
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Nesër starton faza e dytë e kampionatit kombëtar në volejboll për meshkuj, teksa Skënderbeu do të presë në shtëpi Vllazninë, në një përballje që do të kërkojë vetëm fitoren.
Ka qenë klubi shumësportësh “Skënderbeu” që ka bërë edhe këtë njoftim:
Të shtunën starton faza e dytë e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për Meshkuj.
Në momentin më të mirë të sezonit, Skënderbeu pret në shtëpi ekipin e Vllaznisë në një përballje shumë të rëndësishme.
E shtunë, 31 janar
Ora 14:00
Qyteza e Fëmijëve
Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e sportit të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin Skënderbeun drejt fitoreve të tjera!
Mbështetja juaj bën diferencën!
Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”



















