top of page

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, megjithatë nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.


Reshjet e shiut parashikohen në mënyrë të herëpashershme prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në qendër e perëndim reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme.


Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të ketë reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.


Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.


Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page