Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot
- 19 hours ago
- 1 min read
Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
“KORÇA BOOM”
















