top of page

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot, e diel, 7 dhjetor 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 7
  • 1 min read

Ditën e sotme  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore.


Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forces 2-4 ballë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page