top of page

Operacioni “Qarku” godet sërish: 4 raste të paligjshmërisë në Korçë dhe Maliq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, që synon evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit dhe informalitetit.


Gjatë kontrolleve të fundit, Policia ka goditur 4 raste të tjera të këtyre veprimtarive në bashkitë Maliq dhe Korçë, duke proceduar penalisht 4 shtetas.


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit R. B., 23 vjeç dhe A. H., 43 vjeç, banues në Maliq.


Nga kontrollet në lokalet e tyre, në qytetin e Maliqit dhe në fshatin Libonik, rezultoi se këta shtetas ushtronin aktivitet pa e regjistruar në organet tatimore dhe pa disponuar kasë fiskale për lëshimin e kuponëve tatimorë.


Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet në lokalin e tij rezultoi se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës, i cili nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.


Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq nisën procedimin penal për shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit të celularit të tij, u konstatuan faqe aktive për baste sportive, ndërsa telefoni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page