top of page

Vranësira në orët e pasdites/ Ja parashikimi i motit për sot, e hënë, 16 qershor 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 16
  • 1 min read

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme, ku më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje.


Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.


Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojnë 12°C në zonat malore, por mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 31°C në jug të vendit.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page