top of page

Vrasja e biznesmenit italian, policia liron Eqerem Braçin dhe dy djemtë e tij

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 27, 2025
  • 1 min read

Ngjarja e rëndë në Tepelenë, ku u ekzekutua biznesmeni italian Edoardo Sarchi, vijon të mbetet e paqartë. 44-vjeçari, administrator i fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”, u gjet i vrarë në zonën e Salarisë, por versionet për rrethanat e ngjarjes janë ende kontradiktore.


Sipas “Top Channel”, policia ka lënë të lirë Eqerem Braçin, ortakun e viktimës, i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë e tij. Burime thonë se Braçi dhe djemtë kanë deklaruar se e shoqëruan Sarchin për gjah. Sipas dëshmive, gjatë natës së krimit një automjet në lëvizje ka hapur zjarr drejt tyre, duke i vënë të gjithëve në rrezik.


archi dyshohet se është qëlluar me kallashnikov. Braçi dhe djemtë e tij pretendojnë se janë larguar për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave. Policia shqiptare, pas marrjes në pyetje, ka vendosur të mos i mbajë më në shoqërim.


Mediat italiane shkruajnë se fabrika e tullave ku Sarchi ishte administrator, u themelua nga xhaxhai i tij, Augusto Nidoli. Ndërsa babai i viktimës, Vittorio Sarchi, ka pasur një profil publik në Itali si këshilltar bashkiak, me lidhje të hershme në politikë. Prej 25 vitesh, Edoardo Sarchi jetonte në Shqipëri, në zonën e Laprakës në Tiranë, ku kishte ngritur aktivitetin e tij.


Hetimet vijojnë, ndërsa misteri mbi motivet dhe autorët e ngjarjes mbetet i pazbardhur.

“KORÇA BOOM”


bottom of page