Zbardhen 5 raste vjedhjesh banesash në Korçë, arrestohet autori
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Policia e Korçës vijon goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Si rezultat i një pune intensive hetimore, janë zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes së banesave në qytetin e Korçës, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari është autor i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më 10 janar 2026, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës, ku janë marrë sende të ndryshme me vlerë.
Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i arrestuari dyshohet se ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera banesash në qytetin e Korçës, të ndodhura më 28 shtator 2024, 20 mars 2025, 1 janar 2026 dhe 6 janar 2026, ku janë vjedhur bizhuteri, para, orendi shtëpiake dhe sende të tjera me vlerë.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë autori, si edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















