top of page

Zbardhen rolet e familjarëve në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq: Xhaxhai pastroi thikën e krimit nga gjaku ndërsa i ati…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 15, 2025
  • 1 min read

Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg, Maliq, zbulojnë përfshirjen aktive të familjarëve të autorit, Enedio Guri, në fshehjen e provave dhe shmangien e arrestimit.


Roland Guri, xhaxhai i autorit, ka larë thikën me të cilën u krye krimi për të hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur në xhep. Babai i autorit, Edison Guri, e ka ndihmuar të birin të fshihet në një banesë tjetër për të shmangur arrestimin. Flori Çela, 34 vjeç, po hetohet për përdorimin e automjetit të tij nga autori për arratisje, duke u akuzuar për moskallëzim krimi.


Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që kishte nisur rreth një vit më parë mes viktimës dhe autorit, dhe rifilloi gjatë një takimi rastësor në një lokal të fshatit, ku grindja përfundoi me një goditje me thikë në zemër ndaj viktimës.


Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me ngjarjen:


• Enedio Guri, 14 vjeç, për “vrasje me dashje” dhe “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.

• Edison Guri dhe Roland Guri, për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

• Flori Çela, për “moskallëzim krimi”.

• 4 të mitur, për “moskallëzim krimi” dhe “pengim të drejtësisë”.


Policia ka sekuestruar thikën e krimit, automjetin e përdorur për tentativën e arratisjes dhe 5 celularë. Materialet e procedurës i janë dorëzuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page