Zbardhen tre vjedhje me a*më/ Shpallet në kërkim 30-vjeçari
- Korca Boom
- Jan 6
- 1 min read
Operacioni i koduar “Ends” ka sjellë zbardhjen e tre vjedhjeve të kryera dje, të lidhura me përdorimin e armës për kanosje dhe vjedhje. Pas veprimeve të shpejta hetimore, është identifikuar autori i dyshuar i këtyre veprimeve kriminale, shtetasi E. N. (Ll.), 30 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka një të kaluar kriminale të theksuar në disa fusha.
Sipas hetimeve, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ai ka vjedhur një automjet taksi duke kanosur drejtuesin me armë. Pas kësaj, dyshohet se ka udhëtuar me automjetin e vjedhur deri në qytetin e Laçit, ku ka kryer dy vjedhje në karburante. Ai ka kanosur punonjësit me armë zjarri, duke i marrë shuma parash dhe sende personale.
Aktualisht, autoritetet janë duke punuar për kapjen e të dyshuarit dhe dokumentimin e rasteve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky individ. Po ashtu, automjeti i vjedhur është sekuestruar si provë materiale.
Materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për veprime të mëtejshme./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















