top of page

Zbardhet identiteti i trupit të djegur, viktima është 27-vjeçar shqiptar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 11, 2025
  • 1 min read

Trupi i gjetur brenda një makine të shkrumbuar në Skuaora të Greqisë i përket 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, baba i një fëmije dhe pa precedentë penalë. Sipas medieve greke dhe analizave të ADN-së, dyshimet e autoriteteve janë konfirmuar.


Oficerët e vrasjeve zbuluan pamje filmike ku viktima po i afrohej fshatit Vilia me makinën e tij dhe, rreth 10 minuta më vonë, makina e vjedhur me targa të falsifikuara u gjet me trupin e tij të karbonizuar brenda. Policia dyshon se viktima mund të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale ose thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar.


Mënyra e veprimit – makina e vjedhur, prangat, lidhjet në shpinë dhe elementët e të shtënave – sugjerojnë një ekzekutim nga profesionistë, ndoshta një kontratë vdekjeje. Hetuesit po analizojnë të dhënat nga telefoni dhe dëshmitë përreth për të identifikuar prova që mund të zbardhin ngjarjen.


Mediat greke shkruajnë se autori ose autorët kishin njohuri për zonën, duke treguar se krimi nuk është kryer rastësisht.

"KORCA BOOM"


bottom of page