top of page

Zbulohen automjete të kontrabanduara në Leshnicë – procedim penal për 33-vjeçarin nga Stropcka

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj shtetasit D. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Stropckë.


Gjatë një kontrolli të ushtruar në servisin e tij privat, i ndodhur në fshatin Leshnicë, shërbimet policore zbuluan dhe sekuestruan katër automjete të çmontuara pjesërisht, të cilat ishin pa dokumentacionin përkatës të importit apo origjinës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se këto automjete janë kontrabanduar nga Britania e Madhe, me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme brenda territorit shqiptar.


Hetimet janë në vijim për të verifikuar zinxhirin e furnizimit dhe për të zbuluar nëse në këtë aktivitet të paligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë.


Autoritetet theksojnë se do të vijojnë kontrollet dhe hetimet për goditjen e krimeve ekonomike dhe kontrabandës, me qëllim forcimin e rendit ligjor dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.




“KORÇA BOOM”



bottom of page