top of page

ZGJIDHET “LËMSHI”/ Kukësi dhe Butrinti do të ndeshen për një vend në Kategorinë e parë

  • 5 hours ago
  • 2 min read

Dilema për një vend në Kategorinë e Parë të futbollit do të zgjidhjet përmes ndeshjes Kukësi – Buitrinti. Diskutimi se cila nga skuadrat do të hyjë pas largimit të Bylisit B si pasojë e rënies së Bylisit, i ka dhënë zgjidhje vendimi i Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së.


Kukësi dhe Butrinti do të përballen në ndeshje direkte për të përcaktuar se cila skuadër do të luajë në kategorinë e parë të futbollit për sezonin e ardhëshëm. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së i ka dhënë zgjidhje këtij ngërçi pas rënies ngaq Abissnet Superiore të skuadrës së Bylisit. Në këtë situat Bylisi do të luajë sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë, në të cilën pak ditë më parë kaloi edhe Bylisi B që eleminoi Kukësin. Mirëpo pjesëmarrja e dy ekipeve nga i njëjti klub është e ndaluar në të njëjtën kategori, dhe Bylisi B zbret sërish në të dytën.


“Pas propozimit të Komisionit të Ligave dhe Garave dhe Komisionit Ligjor, Komiteti Ekzekutiv vendosi zhvillimin e një ndeshjeje të vetme play-off ndërmjet KF Kukësi dhe KF Butrinti, në territor asnjanës, për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë në sezonin sportiv 2026/27”, thuhet në vendimin e marrë për këtë rast.


Ndërkohë, për të njëjtën çështje, skuadra e Kukësit ka depozituar një ankesë pranë Qeverisë së Futbollit ku pretendon se Bylisi B aktivizoi më shumë lojtarë të ekipit të parë nga sa e lejon rregullorja. Por duket se diçka e tillë nuk është marrë në konsideratë pasi tashmë kemi një vendim përfundimtar që ka hedhur poshtë të gjitha skenaret.


Stadiumi, dita dhe ora për ndeshjen mes Kukësit dhe Butrintit do të publikohen në ditët e ardhshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page