Zhbllokohet projekti 90 milionë euro, aeroporti i Vlorës në duart e investitorit kryesor
- 2 hours ago
- 1 min read
Gjykata e Lartë ka marrë një vendim që rikthen kontrollin e aeroportit të Vlorës tek investitori kryesor MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli. Ky vendim pritet të zhbllokojë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me vlerë mbi 90 milionë euro, i cili kishte mbetur i pezulluar prej muajsh për shkak të konflikteve mes ortakëve dhe proceseve gjyqësore.
Sipas zhvillimeve të fundit, vendimi i Gjykatës së Lartë i jep fund një periudhe pasigurie ligjore që kishte ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve dhe në ritmin e realizimit të projektit strategjik.
Aeroporti i Vlorës konsiderohet një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën ajrore të vendit, me pritshmëri të larta për zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të zonës jugore të Shqipërisë. Rikthimi i kontrollit tek investitori kryesor hap tashmë rrugën për rifillimin e plotë të punimeve dhe përshpejtimin e fazave të mbetura të ndërtimit.
“KORÇA BOOM”
















