Zhveshjet dhe dushet e ekipit të femrave në qendër të një skandali të madh
- 14 hours ago
- 1 min read
Një skandal i rëndë ka tronditur futbollin austriak. Një ish-zyrtar i klubit SCR Altach është dënuar nga një gjykatë në Austri me shtatë muaj burg dhe 1,200 euro gjobë, pas shpalljes fajtor për filmime dhe fotografi të fshehta në ambientet e zhveshjes, palestrës dhe dusheve të ekipit të femrave.
Sipas prokurorisë, materialet e sekuestruara përfshijnë rreth 30 lojtare. Përveç burgut dhe gjobës, i dënuari është urdhëruar të paguajë 625 euro dëmshpërblim për secilën viktimë.
Rasti ka shkaktuar reagime të forta publike. Futbollistja Eleni Rittmann, e cila aktualisht luan për Thonon Évian Grand Genève FC dhe më parë ka qenë pjesë e Altach, e ka cilësuar dënimin si të papërshtatshëm.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Rittmann theksoi se autori ishte një arbitër i nivelit të lartë në Zvicër dhe njëkohësisht zyrtar i klubit. Ajo shtoi se disa prej lojtareve ishin të mitura në kohën kur ndodhën ngjarjet.
Rittmann ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse dënimi i dhënë është paralajmërim i mjaftueshëm, duke theksuar se ky rast ka cenuar rëndë ndjenjën e sigurisë dhe privatësisë së sportisteve.
"KORCA BOOM"
















