Zjarr i madh, shkrumbohet nga flakët banesa
- 2 hours ago
- 1 min read
Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Shkodrës.
Sipas Policisë, zjarri ka përfshirë banesën e një 67 vjeçari dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, jo njerëzore.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen Partizani, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Q. M., 67 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, pa dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
“KORÇA BOOM”
















