Zjarr i tmerrshëm merr jetën e pesë të miturve, katër të plagosur
- 10 hours ago
- 1 min read
Pesë persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në Spanjë, pas një zjarri që përfshiu një pallat.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në rajonin Osona, pranë Barcelonës.
Viktimat ishin të mitur, me moshë nga 14 deri në 18 vjeç. Ata ishin mbledhur në një nga magazinat e pallatit, të cilat ishin të braktisura, dhe dyshohet se po përdornin bombola heliumi për të fryrë tullumbace, në mënyrë që të thithnin gazin për humor.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të tragjedisë, ndërsa komuniteti është i tronditur nga ky incident i rëndë që ka marrë jetën e të rinjve.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon dhe nxit thirrje për ndërgjegjësim mbi rreziqet e përdorimit të gazit helium nga të miturit dhe vendet e braktisura.
"KORCA BOOM"



















