TRAGJIKE/ Vritet me th*kë 22-vjeçari shqiptar!
top of page

TRAGJIKE/ Vritet me th*kë 22-vjeçari shqiptar!

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lorik Abazi është vrarë me thikë në jug të Londrës.


Ai u gjet i palgosur në një park rreth orës 01:15 të dielën dhe vdiq në spital.


Sipas BBC, dy gra, të dyja 25 vjeç dhe një burrë, 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar për vrasje të dielën pasdite. Njëra prej grave është liruar me kusht.


Në një deklaratë, familja tha: “Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e miqtë e tij e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar, pa fjalë nga humbja e tij.”


“Ju lutemi të respektoni privatësinë në këtë kohë,” shtuan ata.


Kryeinspektori Nick Blackburn tha: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”

“KORÇA BOOM”


bottom of page