top of page

ZJARR në Sovjan/ Banesa bëhet shkrumb e hi. Zjarri rrezikoi gjithë lagjen!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 22, 2025
  • 1 min read

Një banesë në fshatin Sovjan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë përreth. Ngjarja ka shkaktuar panik mes banorëve, të cilët kishin frikë se zjarri mund të përhapej edhe në pronat e tyre.


Reagimi i shpejtë i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e një katastrofe më të madhe.


Sipas specialistëve të zjarrfikëses, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e pronarit të banesës, i cili përdorte godinën si punishte artizanale.


Fatkeqësisht, banesa është shkrumbuar plotësisht, por ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka ndaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera.


Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page