top of page

Zjarre në Stropckë dhe Gracë, dëme materiale nga defektet në rrjetin elektrik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Më datë 18 gusht 2025, në orën 12:00, në fshatin Stropckë, dyshohet se një shkëndijë elektrike nga një shtyllë e tensionit të lartë ka shkaktuar një zjarr, i cili përfshiu një sipërfaqe toke me bimë të mbjella. Për pasojë, është raportuar djegia e një pjese të konsiderueshme të tokës bujqësore.


Po atë ditë, në orën 17:00, në fshatin Gracë, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit Dh. D., 43 vjeç. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarreve dhe për të vlerësuar dëmet.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page