top of page

"Zoti ju dhëntë forcë"/ Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, reagon pas v*dekjes tragjike të vëllait të tij

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 26, 2025
  • 2 min read

Pas lajmit tragjik të aksidentit në fshatin Çungur të Pejës, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti, ka reaguar edhe ish-partnerja e artistit, Xheneta Fetahu.

Në një postim prekës në Instastory, ajo ka shprehur ngushëllimet për Gjestin dhe familjen e tij:


“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja.”


Përveç ngushëllimit, Xheneta ka bërë thirrje publike që të mos shpërndahen pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes:


“Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme është për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllai i Gjestit i shtrirë pa jetë. Këto gjëra vetëm thellojnë plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, më shumë se kurrë, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo përhapjen e dhimbjes.”


Detaje nga aksidenti

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur një makinë u përplas me një motor me katër rrota. Si pasojë e përplasjes së fortë, Eldion Kelmendi humbi jetën në vendin e ngjarjes.


Një tjetër person, me inicialet K.B., që ndodhej në mjetin me katër rrota, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Pejës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët po përpiqen ta mbajnë në jetë.


Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Lajmi ka prekur opinionin publik dhe veçanërisht ndjekësit e artistit Gjesti, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime në rrjetet sociale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page