Zyra Vendore Arsimore Maliq mesazh ngushëllimi për vdekjen e mësuesit Alban Bejleri
- 6 hours ago
- 1 min read
Me hidhërim morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak, të kolegut tonë të nderuar, mësuesit Alban Bejleri.
Mësues Albani, me një përvojë 20 vjeçare në arsim punonte prej 6 vjetësh në fshatrat e njësisë administrative Gorë, ku gëzonte vlerësimin dhe respektin e nxënësve dhe komunitetit, për korrektësinë, përkushtimin, frymën bashkëpunuese dhe vlerat qytetare dhe njerëzore që përfaqësonte.
Zyra Vendore Arsimore Maliq shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen, prindërit, bashkëshorten dhe djemtë e tij, si dhe gjithë miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët.
"KORÇA BOOM"
















