ZYRTARE/ DRAP Korçë: Janë vetëm 740 nxënës më pak këtë vit. Ja shifat zyrtare!
- Korca Boom
- Sep 8, 2025
- 1 min read
Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës ka publikuar shifrat zyrtare të regjistrimeve për vitin e ri shkollor, duke konfirmuar një rënie të ndjeshme në numrin total të nxënësve. Sipas të dhënave, këtë vit janë regjistruar 19,340 nxënës, që përbën një ulje prej 740 nxënësish krahasuar me vitin e kaluar.
Në klasën e parë janë regjistruar 1,430 nxënës, ndërsa 1,540 nxënës do të ndjekin mësimet në klasat e dhjeta në gjimnazet e qarkut.
Pavarësisht kësaj rënieje në numrin e nxënësve, Drejtoria Arsimore bën me dije se asnjë mësues nuk ka dalë nga sistemi. Kjo falë zgjerimit të strukturës mbështetëse brenda shkollave, ku janë shtuar role të reja si mësues ndihmës, koordinatorë, oficerë sigurie, mësues në dispozicion dhe pozicione të tjera ndihmëse që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe mbështetjen e nxënësve.
Të gjitha shkollat janë mbuluar me shërbimin psikosocial.
“KORÇA BOOM”



















