ZYRTARE/ Zbardhet JAVA e 23-të, luhet në dy ditë. Ja kur kur luan Skënderbeu dhe ndeshjet e tjera, datat, oraret!
- 4 hours ago
- 1 min read
Tashmë gjithçka është zyrtare. Përpos shortit ku ekipet në fazën e tretë të kategorisë së parë kanë njohur kundërshtarët, tashmë për javën e 23-të vjen edhe lajmi zyrtar, teksa janë përcaktuar ditët dhe oraret zyrtare.
Në këtë mënyrë java e 23-të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, ku luhen nga tre takime në ditë.
Të shtunën e 21 shkurtit luhen tre takimet e para, teksa e veçanta është se tre skuadrat kryesuese luajnë ditën e parë të ndeshjeve të kësaj jave. Laçi i vendit të dytë do të presë Luftëtarin në shtëpi dhe Pogradeci do të presë Lushnjën, dy ndeshje që startojnë në orën 13:30.
Ndërkohë ndeshja e tretë e së shtunës do të jetë ajo e stadiumit “Skënderbeu”, ku nën projektorët e dritave do të luajë Skënderbeu vendas që pret Kukësin e vendit të fundit, takim që starton në orën 16:30.
Më pas të dielën luhen tre ndeshjet e fundit të kësaj jave dhe të tre takimet startojnë në të njëjtën orë, 13:30, ku Burreli ka përballë Korabin, Iliria pret Besën dhe Kastroti do të përballet me Apoloninë.
JAVA 23
E Shtunë 21 shkurt
Ora 14:00 Laçi-Luftëtari
Ora 14:00 Pogradeci-Lushnja
Ora 16:30 Skënderbeu-Kukësi
E Diel 22 shkurt
Ora 13:30 Burreli-Korabi
Ora 13:30 Iliria-Besa
Ora 13:30 Kastrioti-Apolonia
“KORÇA BOOM”



















