“Çmendet” moti, stuhia përfshin Korçën
- 2 hours ago
- 1 min read
“Çmendet” moti në juglindje të vendit. Pas temperaturave të larta që kanë shoqëruar ditët e fundit, Korça është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga reshje intensive shiu dhe stuhi.
Reshjet kanë nisur papritur dhe kushtet atmosferike në qytet kanë ndryshuar brenda pak minutash.
Pamjet e raportuara nga Korça tregojnë intensitetin e reshjeve që përfshinë qytetin gjatë mbrëmjes së sotme.
Moti i keq nuk është kufizuar vetëm në qytetin e Korçës. Gjatë pasdites, reshje të dendura shiu dhe breshër kanë përfshirë edhe zonën e Maliqit, kryesisht fshatrat e fushës.
Në Maliq, stuhia ka zgjatur rreth një orë, ndërsa reshjet e breshërit kanë vijuar për disa minuta. Deri tani nuk ka një bilanc për dëmet e mundshme në bujqësi.
“KORÇA BOOM”
















