top of page

Çmimi i karburantit pritet të rritet brenda ditësh, ja sa do të paguajnë më shumë shqiptarët

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po jep sinjalet e para edhe në tregun e karburanteve në Shqipëri. Përfaqësues të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve paralajmërojnë se, nëse harta e sulmeve zgjerohet apo përfshihen aktorë të tjerë në përplasje, çmimi i naftës në bursë mund të ngjitet deri në 110 dollarë për fuçi.


Një skenar i tillë do të kishte ndikim të menjëhershëm edhe në tregun vendas, pasi Shqipëria është plotësisht e varur nga importi i karburanteve dhe çdo lëvizje në tregjet ndërkombëtare reflektohet në çmimin final për konsumatorin.


Sipas burimeve nga tregu, rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare pritet që brenda 3–4 ditëve të pasqyrohet edhe në pikat e shitjes me pakicë në vend. Parashikohet një shtrenjtim nga 15 deri në 20 lekë për litër, nëse trendi aktual vijon.


Operatorët e tregut theksojnë se gjithçka do të varet nga ecuria e konfliktit dhe stabiliteti i furnizimit global, ndërsa konsumatorët pritet të përballen me një valë të re rritjeje në çmimet e karburanteve në ditët në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page