Çmimi i Madh i Spanjës – Barcelona – Raundi IX i Botërorit: 30-31 Maj – 1 Qershor
- May 31, 2025
- 2 min read
2025 FIA Formula 1 – Kampionati Botëror
➤ Çmimi i Madh i Spanjës – Barcelona – Raundi IX i Botërorit: 30-31 Maj – 1 Qershor
➤ Kualifikueset F1 – Barcelona
Pol Pozicion: Oscar Piastri (McLaren)
● Top 3: Piastri – Norris – Verstappen (Leclerc P7 – Tsunoda P20)
● Pol Pozicion për Oscar Piastri në Barcelonë – Piloti australian, ashtu siç dominoi sesionet stërvitore të fundjavës, dominoi edhe sot në kualifikueset zyrtare.
Të shtunën, më 31 maj, nga ora 16:00 deri në 17:00 (sipas zonës kohore evropiane), u zhvillua sesioni zyrtar i kualifikueseve për rrjetin e nisjes së garës së së dielës – GP Spanja, gara e nëntë e Kampionatit Botëror të Formula 1 për vitin 2025, dhe njëkohësisht gara e fundit e triptikut evropian (Imola – Monaco – Spanjë).
Një sesion kualifikues shumë i luftuar në qarkun e Montmelós, ku ekipi për t’u mundur ishte padyshim McLaren.
Kualifikueset u zhvilluan normalisht, pa incidente apo ndalime, dhe lufta për pozicionet e para ishte mes McLaren-it dhe pjesës tjetër të rrjetit. Vetëm një pilot si Max Verstappen arriti disi t’i rivalizojë, deri diku edhe George Russell me Mercedes, ndërsa pjesa tjetër mbeti mjaft prapa – veçanërisht Ferrari.
Suprizat e pakëndshme u shfaqën që në fillim, kur pilotë të ekipeve të mëdha si Yuki Tsunoda me Red Bull dhe piloti vendas me Williams, Carlos Sainz, u eliminuan. Tsunoda përfundoi në P20.
Më pas, në Q2, arritën të kalojnë në dhjetëshen e parë pilotë si Hadjar, Gasly dhe veterani Alonso – përveç atyre të ekipeve të mëdha.
Q3, sesioni final për pol pozicionin, ishte i luftuar, por në fund gara u reduktua në një duel mes dy pilotëve të McLaren. Një Max Verstappen i vetëm nuk mundi të sfidonte superioritetin e makinave të Woking.
Në fund të kualifikueseve, në matjet e fundit, piloti australian Oscar Piastri siguroi pol pozicionin me kohën 1:11.546, duke mposhtur shokun e tij të skuadrës, britanikun Lando Norris, i cili u rendit në vend të dytë. Pas dy McLaren-ëve, vendi i tretë i takoi kampionit holandez të Red Bull, Max Verstappen.
Pas Top 3, George Russell (Mercedes) ishte më i miri nga "të tjerët", duke lënë pas ish-shokun e skuadrës, tashmë pilot i Ferrarit, Sir Lewis Hamilton (P5). Vendi i gjashtë për pilotin italian të Mercedes, Kimi Antonelli. Vetëm pozita e shtatë për monegaskun e Ferrarit, Charles Leclerc, në një ditë jo të mirë. Pas tij u rendit francezi me Alpine, Pierre Gasly (P8).
Dhjetëshen e parë e mbyllin Isack Hadjar me Visa RB dhe Fernando Alonso me Aston Martin.
Jashtë Top 10, siç u përmend më herët, mbeti piloti i dytë i Red Bull, “i përzgjedhuri i Helmut Marko-s”, Yuki Tsunoda (P20), si dhe pilotët e Williams: Albon (P11) dhe Sainz (P18). Renditjen e kualifikuesve e mbylli argjentinasi me Alpine, Franco Colapinto në P19, i cili shoqërohet nga Tsunoda në fundin e rrjetit.
GARA
E diel – Ora 15:00Distanca: 4.657 km – 66 xhiro – 307.236 km
“KORÇA BOOM”
















