top of page


Toka dridhet, tërmeti 5.3 ballë shkakton panik te qytetarët
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të diele në Greqi, duke u ndjerë qartë edhe në Athinë dhe zonat përreth. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë u regjistrua me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa pak minuta më vonë u pasua nga një lëkundje më e fortë, e cila arriti magnitudën 5.3 ballë. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën Mandudhi Evia, pranë Kalkidhës, ndërsa thellësia e ulët prej rreth 5 kilometrash bëri që lëkundjet të
Jun 7


New York Times: SHBA-të ndihmuan kalimin e mbi 100 anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit në maj
Muajin e kaluar, ushtria amerikane ndihmoi në koordinimin e kalimit të më shumë se 100 anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, shkroi The New York Times (NYT) duke cituar burime. Sipas raportit, kalimi nëpër këtë rrugë ujore mbetet i rrezikshëm për anijet në sfondin e bisedimeve të ngecura të pajtimit SHBA-Iran. Më parë, gazeta The New York Times tha se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ndihmoi kalimin e 70 anijeve përmes ngushticës. Shumica e tyre i fikën transpon
Jun 6


TRAGJEDI E RËNDË! 22 vjeçari i merr jetën kushërirës së tij
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Long Island në Shtetet e Bashkuara, ku një emigrant i paligjshëm 22-vjeçar nga El Salvadori akuzohet për dy vrasje brutale të kryera brenda pak orësh. Sipas autoriteteve amerikane, Ronnie Yahir Alvarenga Rivera dyshohet se vrau fillimisht fqinjën e tij, 57-vjeçaren Raquel Hernandez Castillo, pasi ishte irrituar nga zhurmat që ajo bënte në apartamentin ku jetonte. Prokurorja e Qarkut Nassau, Ann Donnelly, deklaroi se Rivera u tha hetu
Jun 5


Ish-mbrojtësi i njohur nuk i mbijeton plagëve pas aksidentit rrugor
Ish-mbrojtësi grek Marios Economou ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda në tru, të pësuara si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur rreth nëntë ditë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore ka mbetur kritike dhe ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda. Gjatë karrierës së tij, Economou ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura europiane, përfshirë AEK, Bologna, Copenhagen, Sampdoria d
Jun 4


Lajm i rëndë nga futbolli, vd*s papritur futbollisti i ri
Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit të të rinjve, pas ndarjes së papritur nga jeta të futbollistit të ri Petar Stanisavovski. I riu ishte pjesë e shkollës së futbollit Grozdanovski, ku ishte formuar dhe kishte zhvilluar për një periudhë talentin e tij sportiv. Klubi ka bërë të ditur lajmin e hidhur përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbje dhe mosbesim për humbjen e ish-anëtarit të tyre. “Me pikëllim të madh dhe mosbesim morëm lajmin për largimin e Petarit.
Jun 3


Tra*gjedi rrëqethëse: U nisën për në dasmë, por e gjithë familja humbi jetën në flakët e aks*dentit të autobusit
Një tra*gjedi e rëndë ka tron*ditur Shtetet e Bashkuara, ku një familje katëranëtarëshe humbi jetën në një aksident zinxhiror në autostradën I-95 në Virxhinia. Viktimat janë identifikuar si Dmitri Donçev (45 vjeç), bashkëshortja e tij Ekaterina (44 vjeçe), vajza e tyre Emily (14 vjeçe) dhe djali shtatëvjeçar Mark. Sipas autoriteteve, të katër humbën jetën në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të së premtes. Familja po udhëtonte nga Masaçusetsi drejt Karolinës së Jugut pë
Jun 3


Mister në New York/ Persona të dyshimtë dalin nga pusetat, policia në alarm
Policia e New York-ut ka nisur një hetim për një fenomen të pazakontë që po shqetëson autoritetet dhe banorët: grupe personash që shfaqen duke dalë nga pusetat e kanalizimeve në zona të ndryshme të qytetit, gjatë orëve të natës. Rasti ka marrë vëmendje pas publikimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen individë që dalin nga sistemi i kanalizimeve dhe më pas largohen pa lënë gjurmë. Në një deklaratë për mediat, Departamenti i Policisë së New York-ut bëri të ditur se
Jun 3


KAOS/ Kamioni del nga kontrolli dhe përplas 23 makina, dhjetëra të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në qytetin Antibes të Francës, ku një kamion doli nga kontrolli dhe u përplas me të paktën 23 automjete, duke shkaktuar plagosjen e 37 personave. Mes të lënduarve raportohet se ndodhen edhe tre efektivë policie. Sipas të dhënave paraprake, shoferi i kamionit dyshohet se është përgjumur në timon, çka mund të ketë sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe përplasjen masive. Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet ndërhynë
Jun 2


Del FOTO/ Ky është Edmond Tafa, shqiptari që përfitoi nga pakujdesia e rojeve dhe u arratis nga burgu famëkeq i Athinës
Shqiptari që shfaqet në foto, Edmond Tafa, është bërë objekt i një operacioni të gjerë kërkimi në Greqi pasi arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos, një prej institucioneve më të njohura penitenciare në vend. 48-vjeçari, i dënuar për trafik narkotikësh, ka përfituar nga një moment dobësie në sistemin e sigurisë së burgut për të realizuar arratisjen. Sipas informacioneve paraprake, ai ka dalë jashtë perimetrit të burgut në çastin kur po kryhej transportim
Jun 2


“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem
Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë. Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino. Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë bot
Jun 2


Tërmeti me magnitudë 6.1 në brigjet e Kalabrisë, lëkundet e gjithë Italia jugore
Nuk raportohen dëme apo të lënduar; Mbrojtja Civile aktivizon njësinë e krizës dhe vazhdon verifikimet në zonat bregdetare. Rajonet jugore të Italisë u zgjuan nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të së martës, 2 qershor, që është edhe festa e Republikës. Lëkundja sizmike ndodhi pak pas mesnatës në Detin Tirren, pranë brigjeve të Kalabrisë. Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti kishte magnitudë 6.1 dhe u regjistrua në orën 00:
Jun 2


Mbërritja e bashkëshortit përfundon në tragjedi, humb jetën trajneri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Singaporin, ku një trajner fitnesi ka humbur jetën pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe gjatë një tentative për t’u larguar nga apartamenti i një gruaje të martuar. Sipas mediave vendase, burri ndodhej në banesë së bashku me gruan kur situata mori një kthesë të papritur me mbërritjen e bashkëshortit të saj. Për të shmangur përballjen me të, trajneri dyshohet se ka tentuar të largohej përmes dritares së apartamentit. Gjatë përpjekjes për t’u f
Jun 1


Vullkani legjendar zgjohet sërish, llava pushton qiellin e Havait
Vullkani Kilauea në Hawaii ka hyrë sërish në një fazë aktive, duke nxjerrë sasi të mëdha llave dhe duke tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve dhe publikut në mbarë botën. Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), aktiviteti vullkanik është intensifikuar ditët e fundit, ndërsa ekspertët po monitorojnë vazhdimisht situatën për të vlerësuar zhvillimin e mëtejshëm të shpërthimit. Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga zona tregojnë burime të fuqishme
Jun 1


BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin, ja kur nis zbatimi
Pakti i ri Evropian për Migracionin dhe Azilin do të hyjë gradualisht në fuqi më 12 qershor, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si Bashkimi Evropian do të menaxhojë mbërritjet e migrantëve dhe refugjatëve. Korniza e re synon të forcojë kontrollin në kufijtë e jashtëm të BE-së, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe të krijojë një sistem më të koordinuar mes shteteve anëtare. Dy shtyllat kryesore të paktit janë kontrolli i detyrueshëm i të gjithë personave që
Jun 1


Hëna Blu dhe mikrohëna bashkë në një natë, çfarë do të shfaqet sot më 1 qershor
Shfaqja e radhës e të ashtuquajturës “Hëna Blu” po afron, pasi fenomeni pritet të shfaqet në orët e para të 1 qershorit. Megjithatë, pavarësisht emrit të saj, Hëna nuk do të bëhet blu, pasi termi nuk lidhet me pamjen e saj, por me mënyrën se si regjistrohen ciklet hënore brenda vitit kalendarik. Ekzistojnë dy përkufizime të ndryshme të Hënës Blu. Më i vjetri i referohet hënës së tretë të plotë të një sezoni që përfshin gjithsej katër hëna të plota dhe njihet si Hënë Blu sezon
Jun 1


Qielli shpërthen” mbi SHBA, meteor gjigant trondit Massachusettsin
Një meteor i fuqishëm shpërtheu në atmosferë mbi brigjet e Massachusetts në SHBA, duke shkaktuar një zhurmë të fortë që u dëgjua në zona të gjera të verilindjes së vendit. Sipas NASA-s, energjia e çliruar nga shpërbërja e tij ishte e barabartë me shpërthimin e rreth 300 tonëve TNT. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 me kohën lokale, kur dhjetëra qytetarë raportuan se panë një top të madh zjarri në qiell. Fenomeni u vërejt nga zona të ndryshme, përfshirë Bostonin, Ipswich-i
May 31


Tërmeti i radhës godet Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve, epiqendra dhe raportimet e para!
Greqia është goditur sot (31 maj) nga tërmeti i radhës, duke shkaktuar panik tek banorët, por pa të lënduar. Lëkundjet me forcë 3.5 ballë të shkallës Rihter ndodhën mesditën e së dielës, në perëndim të Kasosit. Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ndodhet 20 km në perëndim të Kasosit, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra. Nga lëkundjet sizmike nuk raportohen të lënduar por vetëm gjendje paniku te qytetarët, teksa po vlerësohet nëse ka dëme materia
May 31


U aksidentua me motor në Greqi, humb jetën në spital 17-vjeçari shqiptar!
Një 17-vjeçar shqiptar, i cili ishte plagosur rëndë në kokë gjatë një aksidenti me motoçikletë në Rodos të Greqisë, ka ndërruar jetë tetë muaj pas ngjarjes tragjike. Pas gjashtë muajsh trajtim në spital dhe dy muajsh të tjerë në një qendër rehabilitimi, i riu humbi betejën për jetën. Trupi i tij është transportuar në Shqipëri, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore. Ngjarja, e cila ndodhi në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe mbajti një familje të tërë në ankth për muaj m
May 31


“Parashikoi” Trumpin te Simpsonët, Dan Greaney kandidon për president në 2028
Dan Greaney, skenaristi fitues i katër çmimeve Emmy që shkroi episodin e The Simpsons “Bart to the Future”, i njohur për “parashikimin” e presidencës së Donald Trump plot 16 vite përpara se të ndodhte, ka njoftuar kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2028. Në një video të publikuar në instagram Greaney shfaqet fillimisht i veshur si magjistar dhe e përshkruan veten si “një profet i vetëshpallur”, ndërsa sulmon ashpër politikën amerikane: “Trump, Van
May 31


Përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, Gjykata e Lartë në Greqi merr vendimin
Gjykata e Lartë e Greqisë ka marrë një vendim (nga i cili përfitojnë edhe shqiptarët pa shtetësi greke) që të huajt që aplikojnë për shtetësi greke nuk janë të detyruar të provojnë një nivel minimal të ardhurash vjetore për të fituar shtetësinë. Në vendimin e publikuar më 27 maj 2026, gjykata thekson se të ardhurat e aplikantit janë vetëm një nga elementët që administrata merr në konsideratë për të vlerësuar integrimin e tij ekonomik dhe social në Greqi, por nuk përbëjnë kush
May 30
bottom of page
