top of page


Maliq/ Arrestohet 30-vjeçari që vodhi sasi të konsiderueshme rrushi në një magazinë
Një ngjarje vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka depërtuar në magazinën e një 74-vjeçari dhe ka marrë një sasi të konsiderueshme produkti rrushi. Sipas Policisë, pas kallëzimit të bërë nga i moshuari, shërbimet e Komisariatit të Maliqit organizuan veprimet e shpejta operacionale, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Sasia e rrushit e vjedhur është gjetur d
Dec 1, 2025


Tragjedi, shoferi përplas për v*ekje të moshuarin me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Berat, pranë fshatit Strum, ku një makinë e përplas një person që po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Arbi Toro, përplasi Gëzim Xhoka, 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e lëndimeve të marra, Xhoka humbi jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Sipas njoftimit t
Dec 1, 2025


U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, flet babai i 15-vjeçarit: Djali në intubim. Kaloi gjendjen kritike, por…
Një sherr i vogël mes dy nxënësve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës u kthye në një ngjarje tragjike. Një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një shok i klasës, vetëm sepse kërkoi sqarim për fjalët fyese që kishte dëgjuar prej tij. Telefonata për të qartësuar një keqkuptim u kthye në momente të errëta, kur përballë shkollës një goditje e vetme goditi zemrën e tij. Mjekët e shpëtuan, duke e nxjerrë nga intubimi, por gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit mbetet kritike dhe ai
Dec 1, 2025


Aksident/ Audi përplaset me shtyllën, drejtuesi në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në daljen jugore të Lushnjës, ku një automjet tip Audi është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës. Mjeti drejtohej nga A. B, i cili humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi duke goditur shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burime
Dec 1, 2025


Arrestohet mësuesja e dyshuar për krime s*ksuale ndaj 15-vjeçarit
Një mësuese në një shkollë të mesme në Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar. Karly Rae, 37 vjeç, u paraqit në gjykatë javën e kaluar me fëmijën e saj të porsalindur për t’u deklaruar fajtore për krime të shumta seksuale me fëmijë, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve. Nuk është e qartë se kush është babai i foshnjës. Duke folur me zë të ulët, Rae tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin
Dec 1, 2025


Lajm i orës së fundit: Autobusi përplaset me mjete të parkuara në rrugën “e Kavajës”
Një aksident është raportuar në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, ku një autobus është përplasur me disa automjete të parkuara. Nga raportimet paraprake, nuk bëhet fjalë për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. "KORCA BOOM"
Nov 30, 2025


Dalin detaje të reja, dy autorë të dyshuar në v*asjen e biznesmenit
Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan. Mondi M ë halla ka marrë dy plumba në kokë. Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë, pranë biznesit të tij. Viktima njihej me dy emra: Edmond Hyka ose Mondi M ë halla, 43 vjeç. Sipas gazetares Xhensila Kodra, dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy autorë. E gjithë zona është e survejuar nga kamera sigurie dhe në momentin e krimit qarkullimi ka qenë i lartë, çka mund të ndihmojë hetimet. Autoritetet po pun
Nov 30, 2025


DEL EMRI, atentat në mbrëmje, vritet biznesmeni pranë karburantit!
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmeni Mondi Mëhalla. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në afersi te kompanise se tij, në Unazën jugore të Elbasanit. Biznesmeni Mondi Mëhalla është ekzekutuar në karburantin e tij "Xhaxhi Oil". Ai është gjetur i vdekur brenda një makine pranë karburantit në pronësi të tij. “KORÇA BOOM”
Nov 30, 2025


LAJM I FUNDIT/ Vritet me armë zjarri biznesmeni!
ELBASAN - Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit. Policia ka ngritur pika kontrollo në të gjitha akset kryesore./ BalkanWeb “KORÇA BOOM”
Nov 30, 2025


E RËNDË në Korçë/ 34-vjeçari dhunon motrën. Një tjetër 27-vjeçar godet me grushte një 39-vjeçare!
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: R. I., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 39-vjeçare, për motive të dobëta; D. R., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; Materialet procedurale iu referua Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Nov 30, 2025


LAJM I ZI/ Humbet jetën lojtari i Akademisë së Elbasanit, Silvio Dumani!
Klubi i futbollit Elbasani ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të lojtarit të akademisë së tyre, Silvio Dumani. “Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij në këto momente të vështira”, thuhet në njoftimin e klubit. Akademia e Elbasanit thekson se Silvio Dumani ishte një talent i premtueshëm dhe humbja e tij është një tronditje e madhe për të gjithë komu
Nov 30, 2025


Makina e dyshimtë zbulon 47 kg drogë, dy persona në pranga
Një operacion i policisë së Departamentit të Narkotikëve në Igumenicë përfundoi me arrestimin e dy personave, një i huaj dhe një jo-shtetas, të cilët akuzohen për posedim, importim dhe trafikim droge. Sipas njoftimit zyrtar, oficerët përdorën inteligjencën operative për të ndjekur të dyshuarit, të cilët u lokalizuan në një makinë private me targa shqiptare. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën 46 pako me kanabis të papërpunuar, të vendosura në një kasafortë të përgatitur
Nov 30, 2025


E FUNDIT/ Arrestime në Korçë dhe Maliq. Ja komunikata e bluve!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se gjatë natës në magazinën e një 74-vjeçari ka vjedhur një sasi të konsiderueshme produkt rrushi, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të de
Nov 30, 2025


Ngjarje e rëndë, shpërthen lëndë plasëse në një portë banese
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës. Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe. Nga shpërthimi nuk janë raportuar të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:38 të datës 29 nëntor 2025, në rrugën “Ali Demi”. Autoritetet, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për doku
Nov 30, 2025


E FUNDIT: Aksident në Libonik/ Makina bëhet copash!
Pak momente më parë ka ndodhur një aksident në Libonik, teksa një prej makinave është bërë copë nga përplasja. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, por gjithsesi e rëndësishme është se nuk ka të plagosur dhe ka vetëm dëme materiale. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje për të zbardhur këtë aksident në këtë mbrëmje të së shtunës në Libonik. Nga fotoja e mëposhtme duket që makina ka pësuar dëme të mëdha. “KORÇA BOOM”
Nov 29, 2025


Sherri nisi në TikTok! Del nga intubimi 15-vjeçari, u plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari
Adoleshenti i cili u plagos pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës ka kaluar fazën kritike dhe sot ka dalë nga intubimi. Ngjarja u shënua më 25 nëntor, ku pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok, 14-vjeçari qëlloi 4 herë me thikë bashkëmoshatarin duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas plagosjes, i mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të plagës që kis
Nov 29, 2025


Abuzim seksual dhe shpërdorim detyre: efektivi i policisë ndalohet nga AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Kukës–Dibër ka ndaluar një punonjës policie të DVP Dibër, i akuzuar për një rast të rëndë abuzimi seksual dhe shpërdorimi detyre. Inspektori J. U., ndaj të cilit kishin nisur hetimet pas denoncimit të një qytetareje për përdhunim nën kërcënim, u arrestua në momentin e rikthimit në territorin shqiptar, pasi ishte larguar drejt Kosovës pas ngjarjes së datës 17 nëntor. Përveç tij, në hetime janë përfshirë edhe dy persona të tjerë të dys
Nov 29, 2025


BMW përplaset me kamionin, humbin jetën tre persona
Në autostradën pranë Drochtersen, në Saksoninë e Poshtme të Gjermanisë, një automjet tip BMW është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të një tjetri. Viktimat janë një shofer 24-vjeçar dhe dy gra, 26 dhe 62 vjeç. Sipas raportimit të gazetës Bild, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 të së premtes, kur automjeti që lëvizte në një rrugë rurale papritmas ka përshpejtuar dhe është përplasur me kamionin. "KORCA BOOM"
Nov 29, 2025


Korçë-Kolonjë-Maliq: Arrestime, kërkime dhe procedime për disa raste penale
Komisariati i Policisë Korçë ka ndaluar shtetasin S. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 20 ditë burg për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Po ashtu, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim shtetasin M. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Shërbimet e Komi
Nov 29, 2025


51-vjeçari ndërron jetë në lokalin e qytetit, policia paraprakisht dyshon shkaqe natyrale
Në Pogradec, më datën 28.11.2025, ka ndërruar jetë 51-vjeçari P. D., banues në qytet. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. "KORCA BOOM"
Nov 29, 2025
bottom of page



