Tragjedi, shoferi përplas për v*ekje të moshuarin me biçikletë
- Korca Boom
- Dec 1
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Berat, pranë fshatit Strum, ku një makinë e përplas një person që po udhëtonte me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Arbi Toro, përplasi Gëzim Xhoka, 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e lëndimeve të marra, Xhoka humbi jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Sipas njoftimit të policisë:
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Berat, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka, 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”
"KORCA BOOM"



















