Zbardhet identiteti: Si duket personi që qëll*i gjatë operacionit
- 9 hours ago
- 1 min read
Një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen Kiras, Shkodër, gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë.
Sipas burimeve të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Barush Bregu, i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Kur efektivët e policisë tentuan ndalimin, Bregu qëlloi një herë në ajër dhe më pas u largua në drejtim të panjohur.
Dhjetra efektivë të policisë mbërritën në vendngjarje, rrethuan zonën dhe vendosën masa të rrepta sigurie. Operacioni vijon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:10 gjatë patrullimit në lagjen Guerrile, shërbimet e policisë i bënë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona. Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit dhe shtoi shpejtësinë, duke kryer manovra të rrezikshme, çka çoi në ndjekje nga efektivët.
Gjatë ndjekjes, pasagjeri qëlloi një herë në ajër dhe më pas u largua, ndërsa drejtuesi i automjetit u kap nga policia.
Grupi hetimor, në drejtim të prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"
















