top of page


Amarildo Dervishaj huazohet te Kukësi/ Alia dhe Dobjani nuk i lënë vend korçarit te Skënderbeu
Ka qenë portali ligasport që bën të ditur se portieri korçar, Amarildo Dervishaj nuk do të mund të qëndrojë te Skënderbeut, pasi huazohet te Kukësi atje ku ishte edhe dy sezone më parë. Përfundimisht Skënderbeu ka vendosur që të mbajë si portier të parë, Marko Alia dhe Ilir Dobjani do të jetë portieri rezervë. Nga ana tjetër Amarildo Dervishjat nuk i mbetet vend te Skënderbeu dhe në këtë mënyrë është detyruar të huazohet, duke u rikthyer sërish te Kukësi. POSTIMI I LIGASPORT.
7 days ago


ÇMENDET POGRADECI/ Gati të “rëmbejë” Paulo Estrelën dhe Emanuel Ernest
Orët e fundit një lajm i çmendur është mësuar për Pogradecin, pasi po flitet për dy lojtarë të shkëlqyer që mund të firmosin me skuadën liqenore. Bëhet fjalë për lojtarin e Skënderbeut, Paulo Estrela dhe ish-lojtarin e Tiranës Emanuel Ernest. Tashmë mbetet për tu vërtetuar lajmi që sapo sjellim: POSTIMI I FUNDIT I LIGASPORT 𝗘𝗞𝗦𝗞𝗟𝗨𝗭𝗜𝗩𝗘 | BOMBA E POGRADECIT! Pogradeci është pranë dy afrimeve të rëndësishme në merkato, me lojtarë që kanë luajtur në Superiore dhe e njoh
7 days ago


E zbuloi pak ditë më parë “Korça Boom”/ Ousmane Drame nga sot është përforcimi më i ri i Skënderbeut!
Ka qenë portali ynë “Korça Boom” që pak ditë më parë zbuloi afrimin e futbollistit nga Guinea, Ousmane Drame. Nga dita e sotme çdo gjë është zyrtare dhe mesfushori në fjalë mund të quhet pjesë e Skënderbeut për kategorinë superiore. Mesfushori 25-vjeçar nga Guinea ka marrë sot dokumentat e nevojshme për t’u zyrtarizuar si afrimi më i ri i Skënderbeut, me lojtarin që ka ditë që stërvitet nën urdhërat e Julian Ahmataj. Eksperienca e fundit ka qenë në kategorinë e 3-të franceze.
7 days ago


Pogradeci dhe Besa ndahen në barazim në miqësore!
KF Pogradeci dhe KS Besa barazuan 1-1 në takimin miqësor të zhvilluar në stadiumin “Gjorgj Kyçyku”, në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri. Golin për KF Pogradeci e realizoi Preknicaj, ndërsa për KS Besën shënoi Neto. Takimi i shërbeu stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe për të vijuar procesin e përgatitjeve për objektivat e sezonit 2026–2027. “KORÇA BOOM”
7 days ago


Një emër që nuk harrohet, kujtohet Gjergji Kushe/ Sportisti që i dha shumë Korçës
Më 25 korrik 2017 u nda nga jeta një prej figurave të njohura të sportit korçar, Gjergji Kushe, ish-futbollist, trajner dhe mësues i edukimit fizik. Tetë vite më pas, kujtimi i tij vijon të mbetet i gjallë te familjarët, miqtë, kolegët, sportistët dhe të gjithë ata që e njohën për karakterin, mirësinë dhe përkushtimin e tij. Gjergji Kushe ishte një sportist me vlera të veçanta. Ai u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitues i Kupës së Republikës me Vllazninë, që në moshë shumë t
Jul 25


Federata italiane bën zgjedhjen e madhe, Pirlo rikthehet për të shpëtuar “Axurrët”
Andrea Pirlo është trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane e Futbollit ka vendosur t’i besojë ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar. Pirlo ka firmosur një kontratë katërvjeçare, me objektivin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për t’i dhënë sërish Italisë statusin e një prej kombëtareve më të frikshme në Europë dhe në botë. Zgjedhja e tij ka sjellë pritshmëri të mëdha, por edhe d
Jul 25


NUK NDALET POGRADECI/ Vjen një tjetër amerikane, si, Mylei Vargas!
Pogradeci në volejboll për femra nuk ka të ndalur në këtë merkto vere, teksa ditën e sotme ka konfirmuar një tjetër afrim shumë cilësor. Bëhet fjalë për amerikanen Mylei Vargas, volejbolliste që luan në pozicionin numër 4 dhe që ka firmosur për 1 vit me klubin liqenor. Me këtë afrim Pogradeci blindohet edhe më shumë, ndërkohë që objektivi i titullit kampion duket sërish pranë. NOFTIMI I KLUBIT POGRADECI: ZYRTARE! Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njofto
Jul 25


Trajneri i Skënderbeut zbulon shqetësimin më të madh para sezonit
Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa trajneri Julian Ahmataj shpreson që skuadra të mos përballet me probleme fizike në prag të kampionatit. "Uroj që të mos kemi dëmtime këtë periudhë, sepse lojtarët nuk vijnë të gjithë në formën e tyre më të mirë", është shprehur tekniku korçar, duke theksuar rëndësinë e një grupi të plotë në dispozicion. Ahmataj synon ta nisë kampionatin me një ekip të kompletuar, pa u detyruar të ndryshojë planet për shkak të dëmtimeve. Pë
Jul 25


Plasin skandalet pas Botërorit, 7 ndeshje të trukuara/ Si u 'vodh' Spanja dhe ndërhyrja e paprecedentë e Trump
Botërori 2026 është përfshirë në polemika pas publikimit të informacioneve që pretendohet se vijnë nga "Grupi i Kopenhagenit", një organizatë që merret me monitorimin e integritetit në sport. Sipas raportimeve që kanë qarkulluar në media ndërkombëtare, dokumenti ngre dyshime për disa ndeshje dhe episode që konsiderohen të pazakonta gjatë turneut. Raporti, i cili nuk është bërë ende publik në tërësi, përmend shtatë sinjalizime të cilësuara si "alarme të kuqe", që sipas autorëv
Jul 25


Merkatoja vazhdon, Ahmataj konfirmon lëvizjet e radhës te Skënderbeu
Skënderbeu vijon përgatitjet intensive në fushën stërvitore, ndërsa paralelisht drejtuesit e klubit po punojnë edhe për përforcimin e skuadrës në merkaton e verës. Trajneri Julian Ahmataj është përqendruar maksimalisht te puna me grupin, por ka konfirmuar se lëvizjet në merkato nuk kanë përfunduar ende. Sipas teknikut korçar, priten edhe dy ose tre afrime të tjera, me synimin për të rritur konkurrencën dhe cilësinë në ekip. Megjithatë, Ahmataj u shpreh se grupi aktual është p
Jul 24


Revolucion në futbollin shqiptar! Vjen vendimi që ndryshon kampionatin
Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar një rregull të ri që synon t'u japë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj në kampionatet kombëtare. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe do të zbatohet duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Sipas FSHF-së, kjo masë është pjesë e strategjisë për zhvillimin e futbollit shqiptar, rritjen e konkurrencës mes lojtarëve vendas dhe krijimin e një baze më të fortë për ekipet kombëtare në vitet e ardhshme. Rregullorja e
Jul 24


Nga 5 deri në 32 milionë ndjekës, yjet me rritjen më të madhe në Instagram gjatë Botërorit në SHBA
Përveç fushës së bletë, milonat për yjet e Botërorit të Amerikës u shumëfishuan edhe në rrjetet sociale. Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ishte padyshim fituesi më i madh në Instagram në Kupën e Botës, duke kaluar nga 30 mijë ndjekës në pothuajse 30 milionë. 40-vjeçari dhe ekipi i tij kombëtar ishin një nga historitë më të mëdha të suksesit të turneut, pasi arritën në fazën e 1/16-tës. Kepi i Gjelbër mbeti i pamposhtur në fazat e grupeve, duke e hapur me një barazim pa g
Jul 24


LAJMI FUNDIT/ Paulo Estrela kërkon largimin, klubi “Skënderbeu”…
Është pikërisht portali ynë “Korça Boom” që zbulon i pari të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me Skënderbeun sidomos në këtë merkato vere, ndërkohë që në këto momente, zbulohet një lajm jo shumë pozitiv, por që nuk dihet si do të përfundojë. Paulo Estrela portugezi që ka qysh në janarin e 2025-ës që ka veshur fanelën e Skënderbeut ka kërkuar në këto momente largimin nga bardhekuqtë. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se largimin Estrela ua ka kërkuar drejtuesve të klubit, ndër
Jul 23


Yamal dhe Haaland vendosin rekord, bëhen futbollistët më të shtrenjtë në histori
Botërori 2026 nuk nxori në pah vetëm një kampion të ri, por solli edhe një riorganizim të hierarkisë së futbollit botëror. Me përfundimin e turneut, përditësimi i vlerave në tregun e transferimeve ka vendosur në krye dy emra që konsiderohen e ardhmja e këtij sporti: Lamine Yamal dhe Erling Haaland. Spanjolli dhe norvegjezi vlerësohen me nga 220 milionë euro secili, duke u bërë futbollistët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Për herë të parë në histori, një lojtar kalon pr
Jul 23


5 gola, 4 asiste dhe një aventurë e re, sulmuesi largohet nga Korça
Iliria ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Foti Çuçka. Futbollisti 22-vjeçar vjen pas një sezoni pozitiv me Skënderbeun, ku në 21 ndeshje në Kategorinë e Parë arriti të shënonte 5 gola dhe të dhuronte 4 asiste, ndërsa realizoi edhe 2 gola në Kupën e Shqipërisë. Çuçka pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës së Ilirisë, e cila synon të ketë një sezon sa më konkurrues. Gjatë karrierës së tij, sulmuesi ka
Jul 22


SKËNDERBEU me projekt madhor/ Rinovojnë tre lojtarë për 3 vite!
Skënderbeu duket se përveç afrimeve të reja në këtë merkato vere, po punon edhe për rinovimet. Lajmi më i irë vjen pak momente më parë nga klubi bardhekuq, teksa njëkohësisht kanë firmosur tre lojtarë që kanë vite të tëra me Skënderbeut. Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari, janë treshja e futbollistëve që kanë firmosur për Skënderbeun edhe për 3 vite të tjera. Një lajm ky shumë pozitiv për skuadrën, duke treguar qartë që ka një project afatgjatë dhe me ambicje të mëd
Jul 22


Goditje nga SHBA, Pogradeci prezanton përforcimin e ri
Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka zyrtarizuar një përforcim të rëndësishëm për sezonin sportiv 2026-2027, duke afruar në skuadër volejbollisten amerikane Athena Ardila. Sportistja, e cila aktivizohet në pozicionin numër 4, pritet të jetë një nga pikat e forta të ekipit në sezonin e ri, duke sjellë cilësi dhe eksperiencë në repartin ofensiv. Me këtë afrim, drejtuesit e klubit synojnë të rrisin nivelin e skuadrës dhe të jenë sa më konkurrues në kampionatin e ardhshëm.
Jul 22


“Fjalët mund të lëndojnë shumë...”/ E dashura e Lamine Yamal shpërthen pas sulmeve në rrjet: Kam kaluar orë të tëra...
nes Garcia Santos, partnerja e futbollistit të Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar publikisht pasi u bë objekt i një vale kritikash dhe komentesh fyese në rrjetet sociale. Influencuesja spanjolle u përball me akuza nga përdorues të shumtë, të cilët pretenduan se ajo i kishte dhënë fund lidhjes së mëparshme për të nisur një romancë me Yamalin. Debati u ndez pasi në internet nisën të qarkullojnë fotografi të saj me ish-partnerin, si edhe një koment i s
Jul 22


SKËNDERBEU prezanton sulmuesin e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut
Një tjetër prezantim ka ardhur pak momente më parë nga ana e klubit “Skënderbeu”. Ka ditë që ka zgjedhur të veshë fanelën e Skënderbeut, por vetëm sot është prezantuar 20-vjeçari, Nikola Velichkovski, lojtar që është rritur te Vardari në Maqedoni dhe ka qenë pjesë e ekipit të Brera Strumicës. Sulmuesi në fjalë ka ardhur si talent dhe ka forcuar edhe më shuëm repartin ofensiv të Skënderbeut. POSTIMI I KF SKËNDERBEUT: Nikola Velichkovski zyrtarisht bardhekuq. 20-vjeçari, luan s
Jul 22


SKËNDERBEU prezanton mesfushorin që së fundi ka luajtur në Kroaci
Një tjetër blerje e re verore është prezantuar ditën e sotme nga ana e klubit Skënderbeu. Ka qenë pikërisht faqja e klubit bardhekuq që ka prezantuar Xhemil Jahiji, shkupjanin që së fundi ka luajtur në Kroaci. Ditë pas dite Skënderbeu po prezanton blerjet e reja verore, ndërkohë që tashmë e kanë radhën të tjerë futbollistë për të mbushur edhe më shumë bardhekuqtë që këtë sezon do të luajnë në superligë. Postimi i KF Skënderbeu: Xhemil Jahiji zyrtarisht bardhekuq. Mesfushori
Jul 21
bottom of page
