top of page


“Më përjashto”/ Postimi që i ktheu lojën përmbys Ramës
Postimi i sotëm i Spiropalit nuk është thjesht reagim. Është lëvizje që e vë Ramën në situatë të vështirë. Deri dje, Spiropali ishte në mbrojtje: kritikonte, por pa e çuar deri në fund. Sot, me një fjali të vetme — “më përjashto” — ajo e detyroi Ramën të marrë vendim. Dhe këtu fillon loja e vërtetë. Sepse Rama tani ka vetëm dy rrugë: Ta përjashtojë - dhe të duket sikur nuk pranon asnjë mendim ndryshe. Mos ta përjashtojë - dhe të duket sikur u tërhoq përballë saj. Pra, për her
Apr 28


Foto që flet vetë: Skënderbeu i dikurshëm dhe epoka e futbollit të vërtetë
Një fotografi e rrallë e ekipit të KF Skënderbeu Korçë nga viti 1960 rikthen në vëmendje një nga periudhat më të hershme dhe më të veçanta të historisë së futbollit korçar. Në këtë imazh të ruajtur me kujdes ndër vite, shfaqet një brez futbollistësh që luanin me pasion, përkushtim dhe dashuri për fanellën, në një kohë kur futbolli shqiptar ishte ende në zhvillim dhe çdo ndeshje kishte një peshë të veçantë emocionale për qytetin dhe tifozët. Skuadra e KF Skënderbeu Korçë në at
Apr 28


Lajm i rëndë: Ndërron jetë ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese
Është ndarë nga jeta në Tiranë ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Rustem Gjata. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. I biri, juristi Çlirim Gjata, ka bërë me dije edhe detajet e ceremonisë mortore, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit në Tiranë. “Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Proces
Apr 28


“Kam pasur miq, por jam zhgënjyer shumë”/ Historia që prek
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional në Podcast me Jonën, Pjetri ka folur hapur për jetën e tij përtej skenës, duke ndarë sfidat personale, zhgënjimet dhe përjetimet ndër vite. I emocionuar, ai u ndal te paragjykimet dhe etiketimet që, sipas tij, i janë bërë pa u njohur realisht historia e tij. Pjetri theksoi se sot njerëzit priren të gjykojnë më shpejt sesa të përpiqen të kuptojnë arsyet që fshihen pas një sjelljeje apo gjendjeje të caktuar. “Gjithmonë thonë pi një gotë…
Apr 28


Kujtohet aktori korçar Mihal Stefa, mjeshtër i thjeshtësisë në skenë
Më 28 prill të vitit 1902 lindi aktori korçar Mihal Stefa (1902–1980), një nga emrat më të veçantë të artit skenik dhe kinematografik shqiptar. Ai mbetet i njohur për thjeshtësinë e tij artistike dhe aftësinë për t’u dhënë jetë edhe roleve më të vogla, duke i kthyer ato në momente të paharrueshme për publikun. Për Mihal Stefa kanë folur me admirim shumë kolegë të tij, por një nga kujtimet më të ndjera mbetet ai i aktorit Mevlan Shanaj gjatë xhirimeve të filmit I teti në bronx
Apr 28


Tërmet 4.8 ballë trondit zonën, panik dhe lëkundje të ndjeshme
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Skiathos, duke u ndjerë gjerësisht edhe në disa zona të tjera të Greqisë, përfshirë edhe Athinë dhe rajonin e Atikë. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e lëkundjes ishte rreth 4 kilometra në veri-veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia fokale është llogaritur rreth 10 kilometra. Autoritetet greke bëjnë me dije se tërmeti ka ndodhur në një zonë me
Apr 28


Ngjarje tragjike / Humb jetën 76-vjeçari në rrethana të paqarta
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrës, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale P. Rr., 76 vjeç, i cili jetonte në lagjen nr. 8. Ai është konstatuar i pajetë në ambientet e banesës së tij, ndërsa dyshimet e para flasin për një vdekje nga shkaqe natyrale. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera që mund të ngrenë dyshime
Apr 28


Elisa Spiropali: “Problemi nuk është fjala, por mungesa e tolerancës”
Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndërrohen në spektakël ndëshkimor publik. Kur kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, por frika nga mospajtimi. Ky është mesazhi që përcjell Elisa Spiropali përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, ku thekson se klima e brendshme politike po shkon drejt një rruge shqetësuese. Sipas saj, kur paralajmërimi publik kthehet në instrument kërcënimi, heshtja nuk mund të konsiderohet më maturi, por dorëzim. Në këtë kontekst, ajo ar
Apr 28


Nga barazimi te fitorja: “Themistokli Gërmenji” dominon “Replay Cup”!
Emocione, pasion dhe garë e fortë në qytetin e Korçës, ku u zhvillua aktiviteti sportiv “Replay Cup”, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe shoqatat rajonale të Elbasanit dhe Korçës. Në një atmosferë plot energji dhe rivalitet, ekipet dhuruan ndeshje të bukura dhe momente të paharrueshme: Vajzat (9-vjeçare)“Sul Misiri” – “Naim Frashëri” 1-1 (2-3 me penallti)Një përballje e luftuar deri në fund, ku vajzat treguan karakter dhe vendosmëri, me fitoren që u vendos
Apr 28


Skënderbeu-Laçi për titullin kampion të hënën/ Në Korçë duan vendin e parë!
Ditën e hënë në datën 4 maj ul siparin kategoria e parë, ndërkohë që e gjithë vëmendja në orën 17:00 do të jetë në stadiumin “Skënderbeu”, teksa dy skuadrat më të mira të kësaj kategorie, Skënderbeu dhe Laçi do të diskutojnë titullin kampion. Skënderbeu ka disa avantazhe këtë përballje të fundit të sezonit, pasi luan në shtëpi dhe ka mbështetjen kryesore, tifozët. Nga ana tjetër Skënderbeu është 1 pikë para kurbinasve dhe ka dy rezultate në favor, fitoren, por edhe barazimin.
Apr 28
bottom of page
