Tërmet 4.8 ballë trondit zonën, panik dhe lëkundje të ndjeshme
- Apr 28
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Skiathos, duke u ndjerë gjerësisht edhe në disa zona të tjera të Greqisë, përfshirë edhe Athinë dhe rajonin e Atikë.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e lëkundjes ishte rreth 4 kilometra në veri-veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia fokale është llogaritur rreth 10 kilometra.
Autoritetet greke bëjnë me dije se tërmeti ka ndodhur në një zonë me aktivitet të njohur sizmik dhe deri tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Megjithatë, situata po monitorohet nga afër nga shërbimet përkatëse.
Më herët gjatë ditës, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe lëkundje më të lehta, përfshirë një tërmet me magnitudë 4.7 ballë rreth orës 14:00, i ndjekur nga dy pasgoditje të tjera më të vogla.
Autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim aktivitetin sizmik në rajon.
“KORÇA BOOM”
















