“Kam pasur miq, por jam zhgënjyer shumë”/ Historia që prek
- 3 days ago
- 1 min read
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional në Podcast me Jonën, Pjetri ka folur hapur për jetën e tij përtej skenës, duke ndarë sfidat personale, zhgënjimet dhe përjetimet ndër vite.
I emocionuar, ai u ndal te paragjykimet dhe etiketimet që, sipas tij, i janë bërë pa u njohur realisht historia e tij. Pjetri theksoi se sot njerëzit priren të gjykojnë më shpejt sesa të përpiqen të kuptojnë arsyet që fshihen pas një sjelljeje apo gjendjeje të caktuar.
“Gjithmonë thonë pi një gotë… Po pse? Askush nuk pyet çfarë hallesh kam, çfarë po kaloj”, u shpreh ai.
Në rrëfimin e tij, Pjetri foli edhe për miqësitë e humbura dhe zhgënjimet nga njerëz që dikur i konsideronte të afërt.
“Kam pasur miq, shokë, kolegë… dhe jam zhgënjyer shumë”, tha ai, duke theksuar se për të miqësia e vërtetë mbetet besim dhe pastërti shpirtërore.
Ai shtoi se shpesh mungon kuptimi për gjendjen e tjetrit dhe se gjykimet vijnë më shpejt se pyetjet.
“Ti e kuptove çfarë më ka ndodhur mua? Të gjithë thonë ‘pi një gotë’, por askush nuk pyet pse. Askush nuk pyet çfarë po kaloj. Ne jemi njerëz që ndikohemi, gjykohemi nga të gjithë, por askush nuk pyet arsyen”, tha Pjetri.
Në fund të rrëfimit të tij, ai u ndal edhe te koncepti i miqësisë së vërtetë, duke e përshkruar atë si besim dhe hapje shpirtërore ndaj tjetrit.
“Miqësia është pastërti. Nëse kam një mik, i hap derën e shtëpisë dhe e trajtoj si vëlla. Por jam zhgënjyer shumë”, përfundoi ai.
“KORÇA BOOM”
















