top of page


HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti
Dashi Priten probleme te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do merreni aspak vesh me atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë te ndalur. Beqaret do dashurohen pas dikujt qe e kane pasur pranë prej kohesh, por nuk ja kane ditur vlerat. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme. Demi Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire sot. Do konfliktoheni me partnerin për disa tema te cilat i keni
Nov 27


Grabitje luksoze dhe arratisje të dështuara, arrestohen katër shqiptarë
Në operacionin e zhvilluar në Padova, me mbështetjen e policisë së Friulit, u arrestuan katër shtetas shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga grabitjet e kryera në zonën e Pordenones. Dy prej tyre tentuan të arratiseshin, por u kapën nga oficerët. Grupi akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë dhe mallrave në një dëm total prej rreth 200,000 eurosh, duke përfshirë bizhuteri ari dhe orë luksoze. Ata kishin marrë një apartament me qira që shërbente si bazë e aktivitetit kriminal,
Nov 26


Rotacion në kabinetin qeveritar, vendime të reja për disa zëvendësministra
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të ndryshme shtetërore. -Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.– Znj. Entela Ramosaçaj lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. -Znj. Ina Majko lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministër e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Nov 26


Shtatë garues për kreun e BKH, por komisioni propozon Joni Ketën për mandat 5-vjeçar
Pas më shumë se katër muaj proces dhe kontroll, komisioni i posaçëm, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, ka propozuar hetuesin Joni Keta për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për pesë vitet e ardhshme. Procesi, i zhvilluar hap pas hapi nën monitorimin e ndërkombëtarëve, u finalizua pas kontrollit të shtatë garuesve për këtë pozicion. Sipas njoftimit zyrtar, “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të BKH në mbledhjen e tij të datës
Nov 26


Skënderbeu U-18 femra shkëlqen, fitore perfekte në fazën e parë të kampionatit
Ka përfunduar sot faza e parë e Kampionatit Kombëtar të volejbollit femra U18. Pas fitores së sotme, ekipi ynë mbyll këtë fazë me një bilanc perfekt: 9 ndeshje të fituara nga 9 të luajtura. Urime vajza dhe suksese në fazën e dytë!Forca Skënderbe! "KORCA BOOM"
Nov 26


Përplasje dramatike mes futbollisteve, lojtaret e femrave në qendër të vëmendjes
Mesfushorja e Crystal Palace, Ruesha Littlejohn, rrezikon një pezullim të gjatë pas përjashtimit me karton të kuq për një ndërhyrje të dhunshme ndaj futbollistes së Leicester City, Hannah Cain, gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës për femra. Incidenti ndodhi ndërsa Crystal Palace kryesonte 3-0 ndaj skuadrës së Superligës së Femrave. Përballja nuk transmetohej drejtpërdrejt, dhe tifozët kërkuan publikimin e pamjeve, të cilat u shpërndanë mbrëmjen e së hënës, duke shkaktuar reagime
Nov 26


Shifra, kuriozitete dhe rekorde pas 12 javëve të Kategorisë së Parë
Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 12-të me një sërë statistikash interesante, rekorde të reja dhe situata që japin një panoramë të qartë mbi ecurinë e skuadrave në këtë fazë të kampionatit. Një nga shifrat më domethënëse të kësaj jave është “0”, e cila i përket vetëm Kukësit. Verilindorët ishin skuadra e vetme që nuk arritën të shënonin, duke thelluar krizën më të madhe të sezonit. Nga ana tjetër, vetëm një skuadër arriti përmbysje këtë javë: Kastrioti, i cili ktheu rezulta
Nov 26


Alarmuse situata e largimeve të trajnerëve nga kategoria e parë
Deri në përfundim të fazës së parë, gjashtë skuadra kanë ndërruar trajnerë, ndërsa starti i fazës së dytë solli edhe largimin e radhës: dorëheqjen e Bledar Devollit te Kukësi. Mesatarja është alarmuese një trajner largohet çdo 1.7 javë. Në total, 7 trajnerë janë ndërruar në 12 javë, pa llogaritur largimin e Rui Amorim te Laçi, i cili u shkëput nga skuadra para nisjes së kampionatit. Kukësi është ekipi me më shumë ndryshime, duke ndërruar dy trajnerë në më pak se një fazë. Em
Nov 26


Menaxheri i Kasapit rrëfen momentet e fundit dhe rrëzon dyshimet mbi shëndetin e artistit
Lajmi i trishtë për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi ka tronditur publikun mëngjesin e sotëm. Artisti 40-vjeçar nga Tetova, i cili e nisi karrierën që fëmijë, ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, i njohur për baladat dhe hitet e tij, mes të cilave “Axhami”, “Pa ty s’jetoj” dhe “Kush të ndau prej meje”. Sipas detajeve të fundit të raportuara nga gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi nga Maqedonia e Veriut, konfirmohet
Nov 26


Sherr mes gjimnazistëve, adoleshenti goditet pranë zemrës
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një konflikt të rëndë mes gjimnazistëve, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë me armë të ftohtë. Viktima është goditur pranë zonës së zemrës dhe ndodhet në gjendje kritike, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes të rinjve ka nisur pas një debati banal të tipit “më ke sharë, pse më ke sharë”, i cili më pas është përshkallëzuar. I plagosuri, pasi është informuar për konfliktin verbal mes s
Nov 26
bottom of page



