top of page

Sherr mes gjimnazistëve, adoleshenti goditet pranë zemrës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një konflikt të rëndë mes gjimnazistëve, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë me armë të ftohtë. Viktima është goditur pranë zonës së zemrës dhe ndodhet në gjendje kritike, nën kujdesin intensiv të mjekëve.


Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes të rinjve ka nisur pas një debati banal të tipit “më ke sharë, pse më ke sharë”, i cili më pas është përshkallëzuar. I plagosuri, pasi është informuar për konfliktin verbal mes shokëve dhe palës tjetër, ka telefonuar të dyshuarin me qëllim sqarimin e situatës, por takimi ka degjeneruar në dhunë.


I mituri i plagosur është me origjinë nga Burreli, ndërsa personi i dyshuar raportohet të jetë nga Cërriku. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin zyrtar të të gjithë personave të përfshirë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page