top of page


Lushnja sfidon historinë dhe mungesën e trajnerit në Korçë
Lushnja përgatitet për një nga sfidat më të vështira të sezonit, teksa ditën e premte do të luajë në Korçë kundër kryesuesve të kampionatit. Kjo ndeshje vjen në një moment delikat për skuadrën, pasi do të luhet pa trajnerin Ditmar Bicaj, i cili është pezulluar katër javë nga komisioni i disiplinës për shkak të një incidenti të mëparshëm. Mungesa e drejtuesit teknik e vë skuadrën përballë një sfide të madhe, duke rritur presionin mbi lojtarët që duhet të përballen me kundërsht
Nov 27


Banorët e Kolonjës në protestë, një javë të izoluar pas përmbytjeve, ura kritike bllokon çdo kalim
Banorët e disa fshatrave të Kolonjës kanë protestuar sot në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit mbi lumin Osum, pas një jave izolimi si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore. Ura lidhëse, e vetmja pikë qarkullimi që lidh zonën me pjesët e tjera, është dëmtuar në mënyrë kritike, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Kjo situatë ka vështirësuar jetën e banorëve, veçanërisht të atyre në fshatra
Nov 27


Tragjedi në mes të natës, i riu 28-vjeçar nuk i mbijeton aksidentit
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Policia ka njoftuar se viktima, i identifikuar me inicialet A. Gj., ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, pas transportimit nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Shkaqet e aksidentit j
Nov 27


SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje sekreti
Është publikuar fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirjen e tij të dyshuar në një grup të organizuar kriminal, i goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane. Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Dyshohet se, gjatë periudhës kur ka konsumuar këto vepra penale, ai ka qenë pjesë e strukturave të Forcave Operacionale. Operacioni ndërkombëtar, i zhvilluar
Nov 27


Kujtime të çmuara nga Sofika dhe Berti Milo për gjimnazin “Themistokli Gërmenji”
Këto foto-kujtime të çmuara nga periudha 1976–1987 na i dërgon me dashuri dhe nostalgji çifti i nderuar Sofika dhe Berti Milo, dy prej mësuesve më të respektuar që ka pasur ndonjëherë Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” i Korçës. Fotot sjellin atmosferën e viteve të tyre të punës, kohën kur mësimdhënia ishte mision, sakrificë dhe pasion i përditshëm. Në mesazhin e tyre plot emocion, Berti Milo shkruan nga larg:“…Kujtimi më i bukur për ne është që ish-nxënësit tanë sot drejtojnë d
Nov 27


Kontribut i çmuar në sport: Pavlina Evro Ylli merr çmimin “Thank You” nga drejtori i ALBTVUSA
Znj. Pavlina Evro Ylli u nderua sot nga ALBTVUSA për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e sportit dhe përkushtimin e palodhur që ka treguar ndër vite. Me një angazhim të vazhdueshëm, profesionalizëm të lartë dhe pasion të sinqertë për zhvillimin e komunitetit sportiv, ajo është bërë një shembull frymëzimi për shumë të rinj dhe një figurë e respektuar në botën e sportit shqiptar. Në emër të gjithë stafit të ALBTVUSA, Drejtori i televizionit, z. Gani Vila, i dorëzoi
Nov 27


Pezullimi i Ballukut/ Kushtetuesja shtyn mbledhjen për javën tjetër
Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë sot një vendim për Belinda Ballukun, në lidhje me kërkesën e bërë nga qeveria për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi atë nga detyra. Kolegji, i përbërë nga relatori Sandër Beci, si dhe Sonila Bejtja e Marsida Xhaferllari, pritet të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar çështjen e Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë pezullim
Nov 27


Kategoria e Parë/ Java e 13-të luhet të premten dhe të shtunën. Skënderbeu pret Lushnjën, Laçi luan në transfertë me Kastriotin
Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet më 28 dhe 29 nëntor. Të premten janë programuar dy ndeshje, Besa-Korabi në orën 13:30 dhe Skënderbeu-Lushnja në orën 15:30. Katër takimet e tjera të javës së 13-të do të luhen të shtunën. Laçi do të përballet në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Burrelin në shtëpi. Pogradeci do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa AF Luftëtari do të përballet në Gjirokastër me Apoloninë. Të gjitha ndeshjet e së shtunës do të zhvillohen në
Nov 27


"Ku janë lekët të thashë"! Publikohet përgjimi i nuses që i mori jetën vjehrrës pasi humbi lekët në bixhoz
Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin. GREQI- Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e saj në Salaminë. Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin. Televizioni MEGA publikoi një pjesë të dialogut mes të moshuarës dhe nuses së
Nov 27


Bashkimi Europian ndalon me ligj rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç
Komisioni Evropian po shqyrton mënyrat për të kufizuar aksesin në mediat sociale nga të rinjtë nën 16 vjeç Parlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një propozim jo-legjislativ për moslejimin e të miturve nën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale. Eurodeputetët miratuan me 483 vota pro, 92 kundër dhe 86 abstenime, duke propozuar një moshë minimale të harmonizuar në të gjithë BE-në prej 16 vjeç për akses në mediat sociale, platformat e videove dhe rrjetet e inteligjencës arti
Nov 27
bottom of page



